Posts

Showing posts from May, 2017

SURPRIZA QË PERLOTI ENI COBANIN, GJEN BABANE

Image
Prej 5 vitesh juristja Eni Çobani është kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun përmes rubrikës së saj “Shihemi në Gjyq” tek emisioni “E diela Shqiptare”. Por sot ajo është surprizuar pafund nga stafi i emisionit për shkak të ditës së saj të lindjes. Një familje, e cila kohë më parë ka qenë pjesë e këtij emisioni në një seancë ndërmjetësimi tashmë kishte arritur të fitonte pronësinë e shtëpisë përmes një vendimi gjykate. Ata erdhën në studio për të surprizuar Çobanin dhe për ta falenderuar. Ndër të tjera kryefamiljari i kësaj familje i tha juristes se nga sot ai kishte një vajzë të dytë. Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lot duke i përqafuar dhe më pas duke përqafuar moderatorin Ardit Gjebrea. Kujtojmë që Eni prej disa kohësh nuk e ka më babain e saj. Ndër të tjera një tjetër surprizë e këndshme ishte edhe torta me formën e çekiçit të drejtësisë. Në fund të surprizës Arditi e falenderoi për këto vite bashkëpunimi duke theksuar se edhe për shkak të miqësi...

Noizy hyn në biznesin e jetës së natës

Image
Dihet tashmë prej kohësh, që ai është një ndër artistët më të mirëpaguar në trevat shqipfolëse, me një pasuri të konsiderueshme, që e vë atë në krah të disa prej biznesmenëve më të suksesshëm në vendin tonë. Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy po hedh çdo ditë hapa të sigurtë në botën e biznesit. Kështu pas disa blerjeve në pasuri në paluajtshme, Noizy po futet edhe në biznesin e jetës së natës, jo më si artist performues, por si sipërmarrës. Sot do të çelet në Durrës logunge (Rigels Shisha Lounge) në pronësi të tij, pas kafenesë disa metra katrorë që e ka hapur vite më parë. Të dy këto biznese mbajnë emrin e Rigelsit dhe pritet që së shpejti Noizy ta shtrijë aktivitetin e tij edhe në Tiranë… Në eventin e hapjes sonte në mbrëmje do të jenë prezentë disa personazhe të famshëm,

VAJZA E LA SEPSE ISHTE I VARFËR, PAS 10 VITEVE U TAKUAN RASTËSISHT

Image
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dorën një vajze të pasur, mirëpo ajo e kishte refuzuar duke i thënë: „Paga jote mujore është sa shpenzimet e mia ditore, andaj si po shpreson që të pranoj të martohem me ty?“ Pas 10 vitesh.... Ej, o ti! – e thirri ajo. „Si je? Unë tash jam martuar, dhe a e din sa është rroga burrit tim? 15000 dollarë në muaj, a mund ta imagjinosh? Dhe mbi të gjitha, burri im është shumë i zgjuar. Djaloshi ishte i pikëlluar dhe mezi po i mbante lotët, duke i dëgjuar përsëri fjalët e rënda të gruas të cilën dikur e dashuronte… Se shpejti ju afrua burri i saj: “Mirëdita shef, a këtu je? Po shoh se qenke njoftuar me gruan time!“ Pastaj u kthye kah gruaja dhe i tha: “E dashur, ky është shefi im i cili menaxhon biznese me vlerë 100 milionë dollarë. Dhe imaxhino, ai ka arritur të pasurohet kaq shumë vetëm për inat të një gruaje. Kam dëgjuar se e kishte dashur shumë...

Angli/ Mbi 19 të vdekur në Manchester, tjetër sulm në spitalin e Oldhamit

Image
Anglia u trondit mesnatën e sotme, ku në qytetin e Manchesterit ndodhi një shpërthim gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande. Mësohet se rreth 19 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit. Ndërkohë, të shtëna me armë nga persona ende të pa identifikuar kanë ndodhur edhe në spitalin e Oldhamit, por nuk dihet nëse ka të bëjë me sulmin e Manchesterit.

Mediat greke, “Shqipërinë e madhe”: Ne nuk jemi Jugosllavia e 1999

Image
Kush mendon kështu  planesh le t’i hedhë një sy fotove .  Ne nuk jemi Jugosllavia e viteve 1999 …” Kështu shkruajnë mediat greke, teksa mendojnë se ka zhvillime të mirëfillta politike për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Me anë të disa fotove dhe një videoje të bërë publike në mediat e vendit fqinj, shihet qartë që Greqia ka dërguar përsëri ushtrinë në kufi me Shqipërinë, kësaj herë tanke, teksa theksojnë: “Ne nuk jemi Jugosllavia e viteve 1999”. “ Kush mendon këtë plan le t’i hedhë një sy fotove. Kjo është një njësi që ka forcuar ndjeshëm Divizionin e 8 të Këmbësorisë, e cila ka detyrën të ruajë kufinjtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke rritur potencialin e saj ”, shkruajnë mediat greke.

Van Damme në rolin e një shqiptari, kërkon hakmarrjen ndaj serbëve

Image
"Kill'em all" është filmi i cili flet për historinë e një shqiptari. Van Damme në rolin e një shqiptari me emrin (Filip) babai i të cilit ishte një aktivist politik dhe gazetar në kohën e ish-Jugosllavisë. I ati i tij u vra nga serbët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 7 shtete të pavarura. Filipi kërkon të marrë hak për të atin dhe kjo ka ardhur shumë vonë në kohë. Ai lufton i vetëm kundër serbëve, por papritmas në vrasjet masive përfshihet edhe një infermiere e cila do ta ndihmonte atë. Ky film është i vitit 2017 dhe ja vlet të shihet nga të gjtihë. Aktorët kryesorë: Peter Stormare, Jean-Claude Van Damme, Autumn Reeser Regjisor: Peter Malota Shkrues: Jesse Cilio, Brian Smolensky.

Nuk është Zidane, Ronaldo befason kur pyetet për trajnerin më të mirë

Image
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin francez, Zinedine Zidane. Pas titullit kampion në Spanjë, Ronaldo ka lavdëruar Zizun për punën që po bën, por hezitoi t’u përgjigjet gazetarëve nëse është trajneri më i mirë me të cilin ka punuar, shkruan "AS",  “Zidane është duke bërë punë të mrekullueshme. Më i miri? Nuk e di nëse ai është trajneri më i mirë që kam pasur sepse nuk më pëlqen t’i krahasoj ata, por është e qartë se Zidane po e menaxhon grupin për mrekulli”, përfundoi Ronaldo. Me shumë mundësi Ronaldo heziton të japë një emër për trajnerin më të mirë pasi të gjithë e dimë që pika e tij e dobët mban emrin, Alex Ferguson.

Pajtohen Enca dhe Noizy, e konfirmon prezantuesi i njohur!

Image
Pajtohen Enca dhe Noizy. E konfirmon prezantuesi i njohur! Një nga ngjarjet më të bujshme në showbizz-in shqiptar ka qenë padyshim sherri Noizy-Enca.Arsyen e vërtetë të këtij konflikti mes dy bashkëpunëtorëve nuk e dinë as personat pranë të dyve, si Varrosi, ama “Thumb” i Aulonës dhe Fatmës ka zbuluar se Enca dhe Noizy janë pajtuar.Këtë e ka konfirmuar moderatori i njohur Ermal Mamaqi, i cili ka thënë se reperi dhe këngëtarja janë pajtuar dhe këtë ia ka treguar vetë Enca në darkën e para pak ditëve. Per me shume shikoni videon ne linkun mbi reklame.

BB9/ Elsamedi sherr me Fiorentinën, reagon si kurrë më parë Olsi!

Image
Fiorentina kapet me fjalë gjatë stërvitjes për provën e javës me Elsamedin dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Olsit. Fillimisht, ai i thotë Lupçes që edhe të zarfi ishte e përcaktuar që nuk duheshin dhënë komente gjatë provës së javës dhe aq më tepër të bëhet debat gjatë saj. Më pas, ai i thërret Elsamedit dhe i kërkon të lërë fjalët. “Të erdhi goja ty sot. Mos na bëj kot tani. Merresh me gratë. Aty nuk duhet me fol, ti bën debat”, i thotë Olsi Elsamedit. Elsamedi reagon dhe i thotë se nuk e kishte me Fiorentinën dhe ishte ajo që ishte kapur me të. “Ajo ka problemet e veta. Mos e zgjat më. Nuk dua ta humbim provën për shkakun tënd”, reagon Olsi./Big Brother/

Analiza nga Serbia: Cili kandidat për kryeministër të Kosovës është më pak i keq për Serbinë?

Image
Zgjedhjet e 11 qershorit të cilat do të mbahen në Kosovë kanë bërë bujë edhe në mediat e Serbisë, të cilat po i bajnë analizat se cili kandidat për kryeministër është më pak i keq për shtetin serb. Telegrafi i Serbisë në një raport ka analizuar qëndrimet e Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Avdullah Hoti në lidhje me krijimin e Asociacionit, dialogut, dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës. “Në një tubim dy ditë më parë Haradinaj tha se në qoftë se ai do të jetë kryeministër, Kosova nuk do të ketë Bashkësi të komunave serbe. Ai më 16 tetor i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet nga dialogu, deri në njohjen reciproke, e jo të diskutohen temat e brendshme të Kosovës. Kurse, partia e tij beson se ndryshimet kushtetuese në lidhje me transformimin e FSK-së duhet të bëhen këtë vit”, thuhet në analizën e kandidatit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, transmeton lajmi.net Për Haradinajn përdoret një gjuhë më e ashpër, ku ai disa herë etiketohet si kriminel lufte. Me tone më të zbutura, është...

Bes Kallaku fillon t’i bëjë pajën nuses, Ja ç’ka blerë

Image
Besi dhe Xhensila janë shumë pranë ceremonisë martesore në të cilën do të kurorëzojnë dashurinë shumëvjeçare. Nusja e ka provuar fustanin e parë vitin e shkuar kur edhe lajmëroi te Rudina se do të kishte së shpejti një dasmë. Për supersticion ata nuk kanë zbuluar ende datën, por përgatitjet kanë nisur. Besi i ka dhuruar një çantë Dolce & Gabbana.

Çfarë është aroma e seksit dhe a ekziston në të vërtetë?

Image
Me siguri ju ka rastisur ta shihni në ndonjë film skenën klasike ku ai ose ajo hyn në dhomën e gjumit dhe thotë ''këtu vjen era seks''. Pse jo mund t'ju ketë rastisur edhe juve vetë një situatë e tillë. Por a ekziston era e seksit, çfarë është ajo dhe a mund të nuhatet ? Përgjigjen do ta gjeni në rreshtat e mëposhtëm. Që në lashtësinë e largët, janë ngritur gjithmonë mite nga më të ndryshmet rreth kësaj teme, duke filluar që nga ereksioni mashkullor, orgazma e deri tek legjendat urbane të meshkujve për akte seksuale që zgjain pafund. Një prej këtyre miteve është edhe era tipike e seksit, e cila mund të jetë gjithçka, por jo tipike. Sipas Sara Gottfried, autore e  The Hormone Reset Die t, nuk ekziston një erë e tillë, por janë thjesht përzierje erërash të sekrecioneve dhe lubrifikimit vaginal, djersës dhe spermës. Kjo e fundit ka përmbajtje alkaline (dmth ka pH të lartë), kurse sekrecionet vaginale kanë përmbajtje bazike (dmth kanë pH të ulët), kombinimi i të dyjav...

Bashkëshortja i dërgoi një foto nga pushimet me shoqet, sapo pa foton kërkoi të ndahej nga ajo

Image
Burri i kërkoi foto gruas nga dhoma, por ajo ndërkohë që po mundohej të fshihte gjurmët e tradhtisë në foto, nuk vuri re një detaj që i prishi shumë.Bashkëshorti i cili ishte fotograf, duke e parë foton me vëmendje, kuptoi që gruaja e tij po e tradhtonte dhe menjëherë i kërkoi divorcin. A e vini re detajin që ndau një çift?

Ja pse vdiq Albert Einstein

Image
Albert Einstein vdiq pasi refuzoi operacionin që do të ia shpëtonte jetën. Ai tha: "Dua të shkoj, kur të dua. Është e pakuptimt të zgjatësh jetën në mënyrë artificiale. Unë e kam bërë pjesën time, është koha të iki. Do ta bëjë atë në mënyrë elegante."

7 sinjale seksuale që ju vijnë nga një femër… mos i neglizhoni

Image
Nëse pretendoni të kaloni në tjetër nivel me dikë, duhet patjetër të lexoni sjelljet e saj, sepse gjithçka fshihet aty, me ose apo vetëdijen e saj. Këtu hidhet poshtë edhe legjenda se gjinia femërore është shumë e vështirë për t’u kuptuar, në fakt ato e kanë thuajse të pamundur të fshehin dëshirat dhe instiktet e brendshme. Ekzistojnë sinjale që tregojnë se ato po ju ftojnë në dhomën e tyre të gjumit, ose po vetëftohen në tuajën. 1. Sytë e saj rrotullohen gjithandej Kjo është pjesa më e ndërlikuar. Armatosuni me buzëqeshjen tuaj vrasëse dhe vetbesimin. Nëse sytë e saj nuk janë kurrë të fokusuar në një vend ndërsa qëndron në tavolinë përballë me mikeshat, përkundrazi, hera-herës ju shikon: Kjo do të thotë se është e interesuar. 2. Flirton me këdo që i buzëqesh në bar Duhet të tregoheni të vëmendshëm me përgjigjet që i jep një djali. I buzëqesh të gjithë atyre që e ngacmojnë, flirton? Këto janë shenja, merrini seriozisht. 3. Flokët e saj janë të mbushur me sekrete Si të s...