Posts

Showing posts from June, 2017

Blero ia poston këtë foto seksi Afronës (Foto)

Image
Bëhet fjalë për dyshen këngëtarin e njohur Blero dhe të dashurën e tij modelen dhe blogeren Afrona Dika, Blero e Afrona çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë për fansat se sa shumë janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Madje kur janë larg njëri-tjetrit ata e ndiejnë mungesën. Të paktën kështu shprehen përmes fotografive që ata postojnë në rrjetet sociale. E tani që janë përsëri së bashku në Prishtinë, Blero e Afrona po po shijojnë këto ditë të nxehta së bashku. Ndërsa Afrona shihet në pishinë, Blero ia poston këtë foto tejet seksi Afronës. "Livin' La Vida Loca with my baby", kishte shkruar Blero .

Lumturi me fal

Image
Ndoshta të dukem e çuditshme E mendjen vret të më kuptosh Të lutem,mos u mundo të më zbërthesh Merrmë siç jam,thjesht të më pranosh... Se shpirti do shumë të eksplorohet Është kyçur çmendurisht shumë Më lër ta ndjej frymëmarrjen tënde Të lutem ,mos ik nga unë... Qëndro,qëndro,vërtet për të jetuar Qëndro se jetën do ta ndjesh Qëndro...shpjegime s'kam shumë Veç di se lumturi do të të fal unë   

Enca del nudo në plazh

Image
Enca gjithmonë guxon më shumë sesa të tjerat. Në foton e fundit nga plazhi këngëtarja është shfaqur krejtësisht nudo, ose të paktën ashtu duket në foto. I ka hequr sutjenat dhe nuk e ka pasur kompleks të tregojë as shenjat që lënë rrobat e banjës pas qëndrimit për një kohë të gjatë në diell. Ende nuk janë rritur mirë temperaturat, por fotot e nxehta kanë nisur. Ja, e para ishte Enca.

Enca zbulon arsyen pse nuk lidhet me asnjë djalë Enca zbulon arsyen pse nuk lidhet me asnjë djalë

Image
Enca është një nga këngëtaret më të suksesshme tëe skenës, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për jetën e saj personale. Pasi u përfol për një lidhje dashurie me Noizyn, që më pas u përgënjeshturua, për Encën nuk u dëgjua më të flitet për romancë. U tha në fakte se mund të kishte diçka mes saj dhe ish banores së Big Brother Françeska Jaçe, por dhe kjo nuk rezultoi. Enca më në fund ka treguar se pse nuk ka asnjë të dashur në jetën e saj. Çdo mashkull që pëlqen Enca, i del gay. Kështu shkruan ajo në një postim. "Ai është po aq i pashëm, sa edhe gay, historia e jetës sime", shkruan Enca duke treguar kështu se kjo gjë i ndodh gjithmonë. Mesa duket këngëtarja është shumë e pafat në dashuri. 

Tjeter fitore për motrat Kardashian

Image
Kim, Kourtney dhe Khloe kanë shënuar një tjetër fitore në betejën ligjore mbi linjën e tyre të braktisur të bukurisë, pasi gjyqtari refuzoi të heqë një urdhër kundër një kompanie kozmetike që shiste produktet e tyre pa leje. Dokumentet janë publikuar ekskluzivisht nga DailyMail dhe tregojnë se ish partneri në biznes i motrave, Haven Beauty, vazhdoi betejën në apel për të siguruar prova të konsiderueshme që tregonin se biznesi i tij “dëmtohej në mënyrë të pariparueshme” nga vendimi i gjykatës. Kompania kozmetike ka një lidhje të gjatë me vajzat por partneriteti u venit pas një sërë akuzash e kundërakuzash nga të dyja palët. Vitin e kaluar Haven kishte paditur motrat për 10 milionë dollarë duke kërkuar një urdhër kundër tyre që të mbyllnin linjën e tyre të produkteve. Ata pretendonin se kishin një marrëveshje me Kardashian për të promovuar linjën e tyre të re të produkteve, por pohojnë se kur u publikua, motrat deklaruan se nuk kishin lidhje me ta. Treshja i ktheu reston, duke e ak...

Eli Fara zbulon sekretin e bukurisë

Image
Është këngëtarja Eli Fara, mbi të cilën vitet duket se kalojnë pa lënë shenjë. Ajo ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj, teksa ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, përpos projekteve të fundit muzikore. “Nuk është ndonjë sekret i madh, por vetëm gjithmonë jam në aktivitet. Të qenit gjithmonë në lëvizje, më bën që ta ruaj formën fizike. Por kam edhe një kujdes normal për veten, jo ekstrem” ­tha Eli Fara, transmeton gazetametro. Një tjetër sekret, sipas saj, është grimi në mëngjes. Sado i lehtë të jetë, ai nuk mungon asnjëherë. “Gjëja e parë që bëj ?do ditë është grimi. Kur mbaron kjo punë, duket sikur të gjitha të tjerat janë të lehta për t’u bërë. Gjithmonë bëj tualet. Një grim ditor më bën të ndihem mirë,” – tha këngëtarja.